Ndërlidhjet

logo-print

Udhëheqsi çeçen kritikon institucionet e zbatimit të ligjit


Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov

Udhëhqësu pro-rus i Çeçenisë ka thënë se autoritetet e zbatimit të ligjit në republikën ruse të Kaukazit Verior, kanë dështuar në kryerjen e detyrës për shkak se kanë lejuar sulm në Grozny, me ç’rast kanë mbetur të vdekur 14 policë dhe 36 të tjerë janë plagosur.

Për fajin e institucineve të zbatimit të ligjit, sipas Ramzan Kadyrov, grupi i armatosur më 4 dhjetor ka hyrë në kryeqytetin çeçen dhe ka kryer sulmin.

Kadirov e ka përsëritur se nuk do të bëj lëshime dhe se do t’i dënoj të afërmit e terroristëve.

Ai e ka theksuar poashtu se familjarët e terroristëve do ti përzë nga vendbanimet e tyre dhe do t’ua shkatërroj ato.

Autoritetet çeçene tashmë kanë djegur disa shtëpi të militantëve dhe familjarëve të tyre.

Këto veprime kanë nxitur reagime nga organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut në Rusi dhe jashtë saj.

XS
SM
MD
LG