Ndërlidhjet

Zhduket aeroplani me 162 pasagjerë


Ilustrim

Ilustrim

Kompania malajziane Air Asia, ka njoftuar sot se është zhdukur një aeroplan i saj që kishte në bord 162 persona.

Aeroplani, sipas kompanisë, i ka humbur kontakten me Gjakartën mëngjesin e sotëm dhe atë vetëm një orë pasi që është larguar nga Indonezia.

Kompania ka njoftuar se aeroplani i tipit Airbus A320-200, po kërkohet dhe po bëhen përpjeke për shpëtimin e fluturimit me numër QZ8501.

Incidenti vjen në fund të një viti të tmerrshëm për kompanitë ajrore të Malajzisë.

Kompanisë shtetërore të fluturimeve Malajzia Airlines, vetëm gjatë këtij viti i kanë humbur dy aeroplanë.

Fluturimi MH370 që kishte 239 pasagjerë në bord si dhe ekuipazhin është zhdukur në mars të këtij viti, teksa po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin.

Nuk ka asnjë gjurmë për gjetjen e këtij aeroplani.

Fluturimi MH17 ishte qëlluar teksa po fluturonte mbi Ukrainë duke lënë të vdekur 298 persona në bord.

XS
SM
MD
LG