Ndërlidhjet

Prokurorët në Baku frikësojnë gazetarët e REL-it


Policët në zyrën e REL-it në Baku
Policët në zyrën e REL-it në Baku

Avokatët e gazetarëve të Radios Evropa e Lirë në Baku të Azerbajxhanit, i kanë akuzuar autoritetet e këtij vendi për përdorimin e taktikave të papara, me qëllim që ti frikësojnë pjesëtarët e byrosë së REL-it në Baku, dy ditë pas bastisjes që është bërë në zyrën e tyre.

REL përmes një deklarate të lëshuar të shtunën, i ka kritukuar autoritetet e Azerbajxhanit se e kanë dërguar policinë në shtëpitë e punonjëse të REL-it, në mënyrë që t'i ftojnë gazetarët që të mirren në pyetje.

Kryeredaktori i REL-it, Nenad Pejic, ka thënë se autoritetet e Azerbajxhanit e kanë terrorizuar stafin e REL-it në Baku dhe familjet e tyre.

“Këta njerëz me forcë dhe nën kërcënime, po zvarriten nëpër zyre të prokurorit”, ka thënë një avokat i cili për shkaqe sigurie ka preferuar të mbetet anonim.

Një avokat tjetër ka thënë se gazetarët e ftuar për tu marrë në pyetje, po e refuzojnë mundësinë për të pasur përfaqësim ligjor.

Së paku katër punonjës të REL-it janë ftuar të shtunën për një bisdedë në zyrën e prokurorit.

Tetë të tjerë pritet që të ftohen të dielën.

Autoritetet kanë thënë se nëse punonjësit e REL-it nuk shkojnë vullnetarisht në prokurori, atëherë ata do të mirren me forcë.

Kërkesa për paraqitje në zyrën e prokurorit në Azerbajxhan është goditja e fundit ndaj aktiviteteve të REL-it në Azerbajxhan, ndaj mediave të lira dhe organizatave të tjera të pavarura.

XS
SM
MD
LG