Ndërlidhjet

logo-print

Zjarr në anijen me 446 udhëtarë në bord


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Greqi dhe Itali e kanë urdhëruar evakuimin e një anije për shkak të shpërthimit të zjarrit në bord.

Zjarri, sipas raporteve, ka shpërhyer në anijen italiane me vela, e cila ishte nisur nga porti grek Patras për në Ancona të Italisë, me 446 pasagjerë në bord.

Dhjetëra udhëtarë tashmë janë larguar nga anija që është kapluar nga zjarri dhe janë vendosur në anijet e afërta, të cilat i janë përgjigjur thirrjes pas fatkeqësisë.

Televizioni grek ka cituar një pasagjer të ketë thënë se këpucët e njerëzve në bord janë shkrirë nga nxehtësia e madhe.

Përpjekjet për shpëtim po pengohen nga erërat e forta.

Asnjë person i lënduar nuk është raportuar deri tani

XS
SM
MD
LG