Ndërlidhjet

Dymbëdhjetë sulme të tjera ndaj IS-it


Pamje nga sulmet në Siri
Pamje nga sulmet në Siri

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj i kanë kryer të shtunën dymbëdhjetë sulme ajrore ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Komanda Qëndrore amerikane ka njoftuar se gjatë sulmeve në Irak është goditur një bazë e IS-it në afërsi të qytetit Al Asad dhe një tjetër në afërsi të Falluxhas.

Sulmet kanë pasur në cak automjete afër Mosulit dhe Falluxhas, ndërsa i kanë shkatërruar edhe ndërtesat e IS në afërsi të Bayji dhe Al Asad si dhe një rafineri në afërsi të Al Qaim.

Ndërkohë, observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar të shtunën se 323 civilë kanë vdekur gjatë këtij viti në periferi të kryeqytetit Damask, si rezultat i mungesës së ushqimit dhe ndihmës mjekësore.

XS
SM
MD
LG