Ndërlidhjet

Në Kroaci sot po zhvillohen zgjedhjet presidenciale


Ilustrim
Ilustrim

Në Kroaci sot po mbahen zgjedhjet presidenciale ku për garën e kreut të shteti kanë kandiduar katër persona.

Presidenti ekzistues Ivo Josipoviq nga Partia social-demokrate e Kroacisë, po udhëheq ndërsa analistët thonë se ai nuk do të arrij që në raundin e parë të fitoj votat e mjaftueshme.

Analistët thonë se me votat që pritet ti merr, Josipoviq nuk mund ta parandaloj mbajtjen e një balotazhi kundër rivales së tij kryesore, Kolinda Grabar-Kitaroviq nga partia konzervatore.

Josipoviq është një politikan popullor dhe një ish-profesor i drejtësisë

Grabar-Kitaroviq është ish-ministre e punëve të jashtme dhe evropiane dhe ish-ndihmëssekretare e përgjithshme e NATO-s për diplomaci publike.

Sondazhet tregojnë se Josipoviq do të arrij 45 për qind të votave derisa rivalja e tij, 35 për qind.

Dy kandidatët e tjerë në garën për president janë edhe Milan Kujunxhiq dhe Ivan Vilibor Sinçiq.

XS
SM
MD
LG