Ndërlidhjet

Punonjësit e REL-it në Baku dërgohen me forcë në prokurori


Gazetarët e REL-it në Baku

Gazetarët e REL-it në Baku

Policia në kryeqytetin e Azerbajxhanit i ka marrë me forcë disa pjesëtarë të stafit të Radios Evropa e Lirë në Baku për ti dërguar në prokurori që të mirren në pyetje, dy ditë pas operacionit të bastisjes së zyrës së REL-it dhe mbylljes së saj.

Kamran Mahmudov, punonjës i REL-it në Baku, është marrë sot në mëngjes nga banesa tij.

Bashkëshortja e tij, Latifa, ka njoftuar se ai është marrë nga policia të cilët nuk i kanë lënë kohë as për ta veshur pallton e as mbathur këpucët.

Policia i ka marrë me forcë edhe punonjësit Chingiz Sultansoy dhe Matanat Abdinova.

Të arrestuarit janë dërguar nga njësia e krimeve të rënda tek zyra e prokurorit për tu marrë në pyetje.

Zyra e REL-it në Baku është mbyllur të premtën.

XS
SM
MD
LG