Ndërlidhjet

Ukraina mbyll një central bërthamor


Termocentrali Zaporizhzhya
Termocentrali Zaporizhzhya

Ukraina për herë të dytë e ka mbyllur sot njërin nga centralet më të fuqishme bërthamore, për shkak të problemeve me energjinë.

Punëtorët e termocentralit Zaporizhzhya e kanë shkyqur njërin nga gjashtë reaktorët, duke vlerësuar se ka një problem me një gjenerator të njësisë.

Zyrtarët kanë njoftuar se pesë reaktorët e tjerë janë duke funksionuar normalisht.

Një reaktor ishte ndërprerë disa ditë më parë për shkak të problemeve.

Zaporizhzhya është centrali më i fuqishëm në Evropë dhë njëri nga pesë centralet më të fuqishme në botë.

XS
SM
MD
LG