Ndërlidhjet

logo-print

Redaktorja e revistës ruse ftohet në gjykatë


Moska

Moska

Një redaktore e një reviste ruse, thotë se mund të dënohet deri më 15 ditë burgim, për shkak të një incidenti me policinë e trafikut në Moskë.

Yevgenia Albats, e cila drejton njërën nga revistat opozitare ruse, thotë se është thirrur në gjykatë për datën 30 dhjetor.

Albats thotë se të shtunën policia e kishte ndaluar makinën e saj dhe e kishte pyetur për identitetin.

Ndonëse Albats thotë se e ka zbatuar kërkesën e policisë, ajo tashmë akuzohet për mosbindje ndaj policisë.

Televizioni shtetëror rus NTV gjatë natës së shtunë ka paraqitur një raport se kinse policia është detyruar ta ndjek atë.

Incidenti vjen në kohën e rritjes së presionit ndaj gazetarëve, protestuesve dhe kundërshtarëve politikë.

XS
SM
MD
LG