Ndërlidhjet

Bora në Kosovë, fillojnë problemet në trafik


Prishtina
Prishtina

Për shkak të reshjeve të borës, që kanë nisur mëngjesin ditës së sotme në Kosovë, kanë filluar edhe të shkaktohen probleme në trafik.

Sipas Policisë se Kosovës, problemet më të mëdha, aktualisht janë duke u paraqitur në zonën e Dukagjinit.

"Sa i takon gjendjes së rrugëve, në orët e hershme të mëngjesit kanë qenë të kalueshme të gjitha rrugët në Kosovë, kuptohet disa me vështirësi për shkak të ngricave. Ndërsa tash për shkak të të reshurave të borës në pjesën e pasditës kanë filluar të krijohen vështirësi në qarkullim në rrugë të rajonit të Dukagjinit", tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani.

Meteorologët në Prishtinë, kanë njoftuare se gjatë ditëve në vijmë do të ketë reshje bore dhe ulje të temperaturave, që në disa vende malore sipas tyre, temperaturat mund të shkojnë deri në -17 gradë Celsius.

XS
SM
MD
LG