Ndërlidhjet

Vdes i aksidentuari Shkëlqim Dervishaj


Ilustrim
Ilustrim

Shkëlqim Dervishaj, 28 vjeçar, ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës për shkak se nuk ka mundur t’iu bëj ballë plagëve të marra nga aksidenti që ka pësuar më 18 dhjetor në magjistralen Deçan-Gjakovë.

Policia rajonale e Pejës ka bërë të ditur se për vdekjen e Dervishajt janë njoftuar të dielën.

Dervishaj nga fshati Isniq i Deqanit, është aksidentuar mbrëmjen e 18 dhjetorit në hyrje të fshatit Prilep të Deçanit.

Policia e Pejës ka njoftuar se për vdekjen e të aksidentuarit është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Rasti po hetohet nga njësia e hetimeve të aksidenteve të Policisë së Kosovs në qytetin e Pejës.

XS
SM
MD
LG