Ndërlidhjet

Një i vdekur dhe një i plagosur nga djegia e anijes


Anija e përfshirë nga flaka në mes te Greqisë dhe Italisë
Anija e përfshirë nga flaka në mes te Greqisë dhe Italisë

Një zyrtar nga roja bregterare e Italisë, ka thënë se një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, gjatë përpjekjeve për t'i shpëtuar nga anija të cilën e ka kapur flaka paraditën e ditës së sotme.

Giovanni Pettorino, ka thënë për televizionin italian Sky TG24, se i vdekuri dhe i plagosuri po barten nga ekipet e shppëtimit.

Qindra persona vazhdojnë të jenë të ngujuar në anijen e cila është përfshirë nga flaka teksa udhëtonte nga porti grek në afërsi të ishulli Karfu për në Ankona të Italisë.

Erërat e forta po e pengojnë operacionin për shpëtimin e gjithsej 478 pasagjerëve që kishin qenë në bord.

Mbi 150 nga ta janë shpëtuar deri më tani.

Bëhet me dije se shtatë anije tregëtare si dhe anijë të zjarrfikësve e helikopterë italinanë e grekë, e kanë rrethuar anijen e diegur dhe po tentojnë të shpëtojnë personat.

Anijet tregëtare janë rreshtuar në formë barriere me qëllim që ta mbrojnë tragetin e djegur nga erërat e forta

XS
SM
MD
LG