Ndërlidhjet

Indonezi: Aeroplani i zhdukur – me gjasë në fund të oqeanit


Zyrtarët e Indonezisë në haertë e tregojnë vendin e zhdukjes së aeroplanit

Zyrtarët e Indonezisë në haertë e tregojnë vendin e zhdukjes së aeroplanit

Shefi i Agjencisë Kombëtare të Indonezisë për Shpëtim, Bambang Soelistyo, tha sot se aeroplani i zhdukur i kompanisë së Malajzisë, AirAsia, mendohet se është përplasur në det.

“Bazuar në koordinatat që na jënë dhënë dhe vlerësimet se pozicioni i përplasjes është në det, hipoteza është se aeroplani është në fund të detit”, tha ky zyrtar i Indonezisë.

Aeroplani i tipit Airbus A320-200 me 162 njerëz fluturonte nga Indonezia në Singapor, dhe dje herët në mëngjes nuk kishte kontakt me kontrollin e fluturimit.

Zoti Soelistyo tha se Indonezia nuk ka “mjete” të nevojshme për ta kontrolluar fundin e detit dhe u ka bërë thirrje vendeve me pajisje të tilla për të ndihmuar në kërkim për aeroplanin e zhdukur.

XS
SM
MD
LG