Ndërlidhjet

logo-print

Gjysma e udhëtarëve janë evakuuar nga anija e përfshirë nga zjarri


Pamje e anijes Norman Atlantic të përfshirë nga zjarri

Pamje e anijes Norman Atlantic të përfshirë nga zjarri

Ekipet e shpëtimit, që kanë punuar gjatë natës, kanë arritur t’i shpëtojnë më tepër se gjysmën e 478 udhëtarëve në anijen të cilën e ka përfshirë zjarri në ujërat e Greqisë.

Përkundër erës së fortë dhe motit të ftohtë, sot herët në mëngjes, Marina e Italisë ka njoftuar se 251 njerëz janë evakuuar dhe janë të sigurt.

Raportohet se së paku një person ka vdekur, pasi ishte zhytyr në ujë. Ai ishte tërhequr i gjallë por më vonë ka vdekur nga hipotermia.

Udhëtarët që ende gjenden në anijen transportuese, Norman Atlantic, kanë thënë se janë detyruar të kalojnë në pjesën e epërme të saj, ku është tejet ftohtë. Ata u kanë telefonuar familjarëve të tyre dhe stacioneve televizive.

Anija ishte nisur nga Greqia për në portin italian Ankona.

Drejt anijes së përfshirë nga zjarri në Detin Adriatik, ishin nisur anije shpëtimtare nga Greqia, Italia dhe Shqipëria, dhe helikopterët e ushtrisë së Greqisë.

Raportohet se anija e përfshirë nga zjarri po lëviztekah bregdeti i Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG