Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Rrugë të kalueshme, por qarkullimi i vështirësuar


Pamje e Prishtinës

Pamje e Prishtinës

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës në Kosovë, e kanë vështirësuar qarkullimin e trafikut në disa akse rrugore, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Për gjendjen e rrugëve, përfshirë ato rajonale, magjistrale dhe urbane, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thekson se në aspektin e përgjithshëm vlerësohen të jenë të kalueshme, por të vështirësuara për qarkullim.

Deri më tash, sipas Kelanit, nuk ka ndonjë informacion për ndonjë rrugë të bllokuar.

“Ndër rrugët që janë më të vështirësuara për qarkullim janë në rajonin e Pejës, rruga Pejë – Rozhajë, në rajonin e Ferizajt, rruga Kaçanik – Hani i Elezit, në rajonin e Gjilanit, rruga në drejtim të Novobërdës, në rajonin e Prishtinës, rruga në drejtim të portës katër Keqekollë – Mutivodë, në rajonin e Mitrovicës, rruga në drejtim të Shalës së Bajgores. Po ashtu ka rrugë që janë të vështirësuar dhe ato janë kryesisht rrugët që janë në zona malore”, bën të ditur Kelani.

Meteorologët në Prishtinë, kanë paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë reshje bore dhe ulje të temperaturave, që në disa vende malore, mund të arrijnë deri në -17 gradë Celsius.

XS
SM
MD
LG