Ndërlidhjet

Ukrainë: Akuza reciproke për shkelje të armëpushimit


Pamje nga një treg i shkatërruar afër Donjeckut në pjesën lindore të Ukrainës
Pamje nga një treg i shkatërruar afër Donjeckut në pjesën lindore të Ukrainës

Zyrtarët e Ukrainës dhe përfaqësues të separatistëve prorusë në Donjeck, ka këmbyer akuza për shkelje të armëpushimit të ndjeshëm, në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës tha sot se forcat qeveritare ishin sulmuar tetë herë gjatë natës nga luftëtarët prorusë. Nuk ka pasur raporte përviktima eventuale.

Nga ana tjetër, përfaqësues të separatistëve prorusë, po ashtu sot, thanë se forcat e Ukrainës “kanë sulmuar me predha në Donjeck” në 13 raste, gjatë 24 orëve të kaluara. Dhe se nuk ka viktima në mesin e civilëve apo luftëtarëve separatistë.

XS
SM
MD
LG