Ndërlidhjet

Greqi: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, shkakton zgjedhje


Pamje e Parlamentit të Greqisë gjatë një seance të mëparshme

Pamje e Parlamentit të Greqisë gjatë një seance të mëparshme

Dështimi i Parlamentit të Greqisë për ta zgjedhur presidentin e këtij vendi, për të tretën herë, do të thotë se Greqia do të mbajë zgjedhje të parakohshme në janar të vitit të ardhshëm.

Ish-komisionari i Bashkimit Evropian, Stavros Dimas, sot i mori 168, ndërsa kërkoheshin së paku 180 vota, për tu zgjedhur president.

Tash, brenda 10 ditësh, duhet të shpërndahet përbërja aktuale e parlamentit, dhe të thirren zgjedhjet e reja.

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, tha se zgjedhjet e reja do të mbahen më 25 janar. Ai më herët kishte vlerësuar se zgjedhjet e raj do të ishin “shkatërruese” për këtë vend.

XS
SM
MD
LG