Ndërlidhjet

Irak: Sulm vetëvrasës kundër pjesëmarrësve në funeral


Pamje pas njjë sulmi të mëparshëm në qytetin Taxhi në Irak
Pamje pas njjë sulmi të mëparshëm në qytetin Taxhi në Irak

Një ceremoni e varrimit në veri të kryeqytetit Bagdad në Irak, është goditur nga një sulm vetëvrasës, me ç’rast ka të vrarë dhe të plagosur.

Zyrtarët thanë se së paku 8 vetë janë vrarë nga sulmi i sotëm afër qytetit sunit, Taxhi, 22 kilometra në veri të Bagdadit.

Por, në disa raporte thuhet se janë vrarë 10 vetë.

Askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë për këtë sulm.

Megjithatë, militantët e Shtetit Islamik shpeshherë i kanë marrë në shënjestër sunitët, që bashkëpunojnë me qeverinë e Irakut, e udhëhequr nga shiitët.

Militantët e Shtetit Islamik kanë okupuar territore të gjëra në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut.

XS
SM
MD
LG