Ndërlidhjet

Baku: Zyrtarët i kritikojnë diplomatët amerikanë lidhur me REL-in


Prokurorët e Azerbajxhanit e kanë mbyllur Zyrën e REL-it pasi i kanë detyruar të punësuarit të largohen
Prokurorët e Azerbajxhanit e kanë mbyllur Zyrën e REL-it pasi i kanë detyruar të punësuarit të largohen

Zyrtari i lartë i presidencës së Azerbajxhanit, Novruz Mammadov, e ka kritikuar një diplomat amerikan, i cili e kishte kritikuar ashpër qeverinë e Azerbajxhanit për shkak të mbylljes së Zyrës së Radios Evropa e Lirë/Radio Liria në kryeqytetin Baku.

Zoti Mammadov, që është drejtor i Departamentit për marrëdhënie të jashtme të presidentit, Ilham Aliyev, në këtë mënyrë i është përgjigjur postimit në rrjetin Twitter nga ana e Ambasadotit ë Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Daniel Bear.

Më 27 dhjetor zoti Bear ka shkruar se vendimi i qeverisë së Azerbajxhanit për ta mbyllur zyrën e transmetuesit të financuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, është sjellje e liderëve “të dobët, të pasigurt dhe të korruptuar”.

Mammadov, po ashtu, në rrjetin Twitter, ka akuzuar se diplomatët amerikanë “po e humbin ndjenjën e tyre të masës” dhe se “do të ishte më mirë” sikur zoti Bear të kujdesej për zhvillimet në vendin e tij, duke iu referuar raportit aktual të Senatit, ku thuhet se agjencia CIA ka përdorë torturë kundër terroristëve të dyshuar.

Mammadov tha se “vendi i vërtetë i dhunës, korrupsionit dhe arrestimeve” janë Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e agjencive për zbatimin e ligjit më 27 dhjetor, kanë hyrë në Zyrën e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria në Baku, duke i okupuar kapacitetet dhe arrestuar anëtarët e redaksisë.

Po atë ditë, në mbrëmje, autoritetet kanë filluar t’i bastisin shtëpitë e të punësuarve në Radio Evropa e Lirë/Radio Liria.

XS
SM
MD
LG