Ndërlidhjet

Poroshenko: Takim për Ukrainën më 15 janar


Petro Poroshenko gjatë konferencës së sotme për shtyp në Kiev

Petro Poroshenko gjatë konferencës së sotme për shtyp në Kiev

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha sot se më 15 janar do të takohet me presideentin e Rusisë, Vladimir Putin, kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin francez, Francois Hollande, për të diskutuar për përpjekjet për paqe ndërmjet Kievit dhe separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Në një konferencë për gazetarë në Kiev, zoti Poroshenko tha se takimi do të mbahet në kryeqytetin Astana në Kazakistan.

Deri tash, Poroshenko dhe Putin disa herë janë takuar me kancelaren Merkel dhe presidentin Hollande, në kuadër të përpjekjeve për përfundimin e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës, nga i cili prej muajit prill, janë vrarë më se 4700 vetë, përfshirë civilë.

XS
SM
MD
LG