Ndërlidhjet

Rusi: Tkurrja e parë ekonomike prej vitit 2009


Ekranet me shkallën e këmbimeve të valutave në Moskë
Ekranet me shkallën e këmbimeve të valutave në Moskë

Qeveria e Rusisë ka shpallur se ekonomia ka pësuar tkurrje muajin e kaluar, për të parën herë prej tetorit të vitit 2009.

Ministria e ekonomisë e Rusisë tha sot se ekonomia ka shënuar rënie prej 5% në muajin nëntor. Më herët qeveria kishte parashikuar rënie të GDP-së prej 4% në vititn 2015.

Kjo rënie po ndodhë derisa çmimet e naftës në përmasa globale po shënojnë rënie, edhe deri në 50% prej muajit qershor.

Ekonomia ruse është shumë e varur nga eksporti i naftës dhe i gazit natyror.

Po ashtu, monedha kombëtare ruse, rubla, është nën presion të vazhdueshëm si pasojë e sanksioneve perëndimore kundër Moskës, lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Këto sanksione e kanë kufizuar aftësinë e kompanive të Rusisë për të siguruar financim dhe për të bërë pagesa në kaudër të borxheve ndaj perëndimit.

Rubla e dobët, po ashtu, ka shkaktuar inflacion, i cili sipas qeverisë së Rusisë, vitin e ardhshëm mund të jetë 10%.

XS
SM
MD
LG