Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko e ka nënshkruar ligjin që lejon anëtarësim në NATO


Petro Poroshenko

Petro Poroshenko

Presidenti, Petro Poroshenko, sot e ka nënshkruar ligjin me të cilin Ukraina tërhiqet nga statusi neutral “jo bllok” dhe tha se ukrainasit do të vendosin nëse ky vend do të anëtarësohet në NATO, atëherë kur t’i plotësoj standardet e aleancës ushtarake perëndimore.

Proshenko ka parashikuar se ky monet mund të arrijë brenda 5 – 6 vitesh.

Me këtë legjislacion është anuluar parimi sipas të cilit Ukraina nuk ka mundur të bëhet anëtare e ndonjë aleance ushtarake.

Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar këtë legjislacion më 23 dhjetor, ndërsa Moska e ka kritikuar ashpër këtë lëvizje.

Poroshenko u pat thënë ligjvënësve se “agresioni kundër Ukrainës” i Rusisë ka krijuar nevojë për “garantim më efektiv të pavarësisë, sovranitetit, sigurisë dhe intergitetit territorial”.

XS
SM
MD
LG