Ndërlidhjet

Shtatë viktima nga djegia e anijes


Pamje nga shpëtimi i pasagjerëve në anijen e djegur, Norman Atlantic

Pamje nga shpëtimi i pasagjerëve në anijen e djegur, Norman Atlantic

Kapiteni i anijes së djegur në Detin Adriatik është larguar nga anija ndërsa kontrollin mbi të ua ka lënë oficerëve të marinës italiane, pasi që ka përfunduar evakuimi i udhëtarëve dhe ekuipazhit.

Ndërkohë, numri i të vdekurve si rezultat i zjarrit 36 orësh në anijen Norman Atlantic, ka arritur në shtatë persona ngase trupat e dy personave janë zbuluar në një kuvertë të anijes.

Ministri grek për çështje detare, Miltiadis Varvitsiotis, ka thënë sot se katër trupa janë gjetur mëngjesin e sotëm gjatë operacionit të shpërthimit.

I vdekuri i parë, një shtetas grek, është konfirmuar gjatë të dielës, mëngjesin e së cilës ditë ka filluar djegia e anijes.

Trageti i cili mëngjesin e së dielës është përfshirë nga zjarri, po udhëtonte nga porti grek për në Itali.

Në anije kishin qenë 442 pasagjerë dhe 56 anëtarë të ekuipazhit.

XS
SM
MD
LG