Ndërlidhjet

FMN-ja ndalon ndihmat për Greqinë


Ilustrim

Ilustrim

Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka njoftuar sot se do të ndaloj ndihmat për programin e shpëtimin financiar të Greqisë, derisa të formohet qeveria e re greke.

Ministri gjerman i financave, Wolfgang Shable, e ka paralajmëruar Greqinë që të mos devijon nga rruga e reformës ekonomike.

Ai ka thënë se çdo qeveri e re në Athinë, duhet të respektoj zotimet e mëparshme që ishin bërë në këmbim të ndihmës ndërkombëtare në vlerë prej 110 miliardë dollarë.

Paralajmërimet ndërkombetare vijnë të hënën, ditë në të cilën Greqia për herë të tretë ka dështuar që ta zgjedhë presidentin e vendit.

Pas këtij dështimi, pritet shpërbërja e kuvendit të Greqisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Ish-komisionari i Bashkimit Evropian, Stavros Dimas, sot i mori 168, ndërsa kërkoheshin së paku 180 vota, për tu zgjedhur president.

Tash, brenda 10 ditësh, duhet të shpërndahet përbërja aktuale e parlamentit, dhe të thirren zgjedhjet e reja.

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, tha se zgjedhjet e reja do të mbahen më 25 janar.

Ai më herët kishte vlerësuar se zgjedhjet e raj do të ishin “shkatërruese” për këtë vend.

XS
SM
MD
LG