Ndërlidhjet

logo-print

OSBE-ja e dënon mbylljen e REL-it në Baku


Ilustrim

Ilustrim

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e ka dënuar aktin e bastisjes dhe mbylljes së byrosë së Radios Evropa e Lirë në Baku të Azerbajxhanit, duke e cilësuar këtë akt, si një “tjetër goditje të rëndë ndaj mediave të lira dhe lirisë së shprehjes në Azerbajxhan”.

Përfaqësuesja për lirinë e mediave në OSBE, Dunja Mijatoviq, ka thënë sot se autoritetet në Baku duhet ta lejojnë punën e shërbimit të REL-it në Azerbajxhan, të njohur si Radio Azdliq, si dhe ti mbroj zërat kritik në vend.

Zyra e REL-it në Baku është bastisur dhe mbyllur më 26 dhjetor nga hetuesit e zyrës së prokurorit të shtetit.

Aty janë konfiskuar dokumente, fotografi dhe pajisje të tjera, para se zyrës në derë të vihet letra se është e mbyllur.

Dymbëdhjetë punonjës të byrosë janë arrestuar gjatë të shtunës dhe të dielës dhe janë dërguar për tu marrë në pyetje.

Ata janë liruar vetëm pasi kanë nënshkruar një dokument përmes të cilit janë zotuar se nuk do zbulojnë detaje të hetimit.

Edhe disa punonjës të tjerë janë ftuar sot për tu marrë në pyetje.

XS
SM
MD
LG