Ndërlidhjet

Moska nesër e shpallë verdiktin ndaj liderit opozitar


Lideri opozitar i Rusisë, Aleksei Navalny

Lideri opozitar i Rusisë, Aleksei Navalny

Ndonëse ishte paraparë që një vendim gjyqësor ndaj liderit të opozitës ruse, Aleksei Navalny, do të merret me 15 janar, një gjykatë ruse ka njoftuar sot se vendimi do të merret gjatë të martës.

Mbështetësit e Navalny e kishin planifikuar një protestë të palejuar për datën 15 janar, kur edhe ishte paraparë shpallja e aktgjykimit.

Megjithatë, mbështetësit kanë reaguar sot disa orë pas njoftimit të gjykatës së Moskës dhe vetëm brenda pak orësh më shumë se 4 mijë mbështetës e kanë konfirmuar përmes rrjetit Facebook, se do të marrin pjesë të martën në një protestë para institucioneve ruse.

Mbështetësit e Navalny thonë se akuzat se kinse ai ka vjedhur 520 mijë dollarë janë të motivuara politikisht.

Bazuar në akuzat, Navalny mund të dënohet me dhjetë vjet burgim

XS
SM
MD
LG