Ndërlidhjet

Pak shpresa për lirimin e parakohshëm të gazetarit australian


Gazetarët e Al-Jazeera të burgosur në Egjipt
Gazetarët e Al-Jazeera të burgosur në Egjipt

Ministrja e jashtme e Australisë, Julie Bishop, thotë se janë venitur shpresat për lirim të parakohshëm të gazetarit Peter Greste nga autoritetet egjiptiane.

Më 29 dhjetor, reporteri i Al Jazeera dhe dy kolegë të tij egjiptianë, i kanë mbushur një vit të qendrimit në burg nën akuza se kanë përhapur gënjeshtra në favor të një organizate terroriste.

Akuzat kanë të bëjnë me mbulimin e ngjarjeve të Vëllazërisë Muslimane e cila është ndaluar në Egjipt pas rrëzimit të presidentit islamik Muuhammad Morsi nga ana e ushtrisë në korrik të vitit të kaluar.

Gazetari australian Greste është dënuar me shtatë vjet burgim.

Bishop kishte thënë se ai mund të lirohet para një seance dëgjimore të shkallës së dytë, që është planifikuar të mbahet më 1 janar.

Autoritetet egjiptiane i kanë njoftuar ato australiane, se duhet ta presin vendimin e gjykatës së apelit.

XS
SM
MD
LG