Ndërlidhjet

logo-print

Spanja arreston opozitarin e kërkuar nga Kazakistani


Madrid, Spanjë

Madrid, Spanjë

Një gjykatë spanjolle e ka miratuar arrestimin e një zyrtari opozitar të Kazakistanit, i cili tash ka gjasë që të ekstradohet në Kazakistan.

Muratbek Ketebaev është arrestuar të shtunën në një hotel në Madrid.

Me kërkesë të qeverisë kazake ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest nga Interpoli.

Pas arrestimit, një gjykatë spanjolle e ka refuzuar kërkesën për lirim me kusht të 57 vjeçarit, i cili do të qëndroj në paraburgim, në pritje të ekstradimit.

Katebaev, një bashkëthemelues i partisë opozitare në Kazakistan, kishte ikur nga vendi i tij në vitin 2011, në kohën kur ishte shtuar presioni i qeverisë ndaj kritikëve.

Në vitin 2013 ai e kishte marrë statusin e refugjatit në Poloni.

Qeveria e Kazakistanit e ka akuzuar atë në lidhje me trazirat e vitit 2011 dhe për planifikimin e një sulmi terrorist për vitin tjetër.

XS
SM
MD
LG