Ndërlidhjet

Maqedoni: Protestë kundër reformave në arsim


Protesta në Shkup
Protesta në Shkup

Studentët dhe profesorëtpara Parlamentit të Maqedonisë kanë organizuar një protestë të përbashkët prej ku nga deputetët është kërkuar që të ndërpresin procesin e miratimit të pakos së ligjeve që kanë të bëjnë me reformat në arsimin e lartë, me atë që paraprakisht të dëgjojnë zërin e tyre si palë interesat e të cilëve preken në formë direkte.

Profesorët dhe studentët njëherësh kanë kërkuar edhe nga presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov të vendos veto kundër miratimit të propozim Ligjit për Arsimin e Lartë, që veç tjerash parasheh edhe vendosjen e provimit shtetëror për studentët.

Vlladimir Martinovski profesor në universitetin e Shkupit ka theksuar se nëse pesidenti Ivanov nuk e pengon miratimin e ligjit në fjalë, atëherë si shans i vetëm mbetet pa-dëgjueshmëria qytetare.

“Nëse presidenti Ivanov, i cili dëshiron që t'i mësojë liderët e rinj për të sjell vendime të guximshme, dhe ai personalisht nuk merr guxim për të shfrytëzuar të drejtën e vetos, atëherë do ta humbas kredibilitetin që ka si profesor universitar”, deklaroi Martinovski.

Profesorët dhe studentët me një letër të hapur të cilën ua dozuan deputetëve kanë kërkuar që gjatë tre muajve të ardhshëm të diskutohen ndryshimet në arsimin e lartë duke përfshirë bashkësinë akademike në vend.

Daim Luçi nga Lidhja e Studentëve Shqiptarë ka theksuar se Qeveria aktuale, me realizimin e reformave pa përfillë zërin e studentëve dhe profesorëve ka për qëllim të mbulojë veprimet e gabuara pothuajse një dekadë po i ndërmerr në lëmin e arsimit.

“Sot kur janë në leximin e sipërm ndryshimet ligjore për Arsimin e Lartë duke synuar realizimin e reformave, prania ynë këtu para parlamentit ka për qëllim t`u tregoj atyre që janë brenda, përkatësisht deputetëve para se të votojnë pro këtyre ndryshimeve duhet të dalin për t'i dëgjuar kërkesat tona, qëndrimin tonë si student sepse fundja ne jemi ata që i kemi votuar dhe me votën tonë ata janë brenda në parlament”, ka deklaruar Luçi.

Ndryshe, gjatë ditës së diel, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski edhe një herë ka theksuar se ndryshimet ligjore kanë për qëllim nxitjen e reformave në arsimin e lartë për të siguruar shkollim cilësor për të rinjtë në vend.

Sipas tij, revolta e shprehur nga profesorët universitarë ka të bëjë me atë se ata do të detyrohen të jenë më të përgjegjshëm kur bëhet fjalë për publikimin e punimeve shkencore etj.

“Unë i kuptoj profesorët po nuk pajtohem me ata. Pasi kanë vendosur të jenë profesorë universitarë atëherë ata duhet të prodhojnë dhe kuadër kualitativ, mendim shkencorë, të punojnë dhe nuk duhet të ikin nga këto obligime sepse këtë e bëjnë kolegët e tyre nga më shumë vende”, ka theksuar Gruevski.

Por profesorët thanë se si janë fyer nga kjo deklaratë e cila shkel vrazhdë dinjitetin e profesorëve universitarë.

“Ne i hedhim poshtë të gjitha insinuatat e tilla dhe lë të urdhërojnë ata nga pushteti t`i lexojnë biografitë tona , recensionet përmes së cilave jemi zgjedhur si profesorë në universitetet ku i kemi marrë thirrjet dhe punojmë dhe pastaj do të flasim me ta”, ka theksuar Biljana Vankovska.

Ndryshe, kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski, është përcjellë me fishkëllima të shumta nga studentët të cilët kanë paralajmëruar protesta edhe më masive gjatë janarit të vitit të ardhshëm kur është paraparë që në rend dite të hyj leximi i dytë i pakos së ndryshimeve ligjore që kanë të bëjnë me arsimin e lartë.

XS
SM
MD
LG