Ndërlidhjet

Obama thotë se nuk janë të gatshëm për rihapjen e ambasadës në Iran


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se Uashingtoni nuk është ende i gatshëm për ta rihapur ambasadën në Iran, por nuk e përjashton mundësinë që deri në fund të mandatit të tij, edhe dy vite, të ndodhë një gjë e tillë.

“Unë kurrë nuk them kurrë, por mendoj se këto gjëra duhet të shkojnë hap pas hapi”, ka thënë Obama sot, teksa është pyetur për rihapjeen e ambasadës amerikane në Teheran, e cila është mbyllur që nga viti 1979.

Irani sipas Obamës është ndryshe nga Kuba, ku Uashingtoni kohëve të fundit ka njoftuar se do ta rihapë ambasadën pas 53 vitesh.

Kuba sipas Obamës, është e vogël dhe nuk përbën kërcënim serioz për Shtetet e Bashkuara, ndërsa sipas tij, Irani është i madh, e ka sponsorizuar terrorizmin dhe është përpjekur për të zhvilluar armët bërthamore.

Ai ka shfaqur shpresën se një marrëveshje e përhershme bërthamore me Iranin, do t’ia hapë rrugët Teheranit, për tu bashkuar me komunitetin botëror.

XS
SM
MD
LG