Ndërlidhjet

IS dhe Al-Nusra shpallen organizata terroriste në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Grupi militant Shteti Islamik si dhe organizata Al-Nusra, janë shpallur si organizata terroriste nga Gjykata Supreme e Rusisë, e cila edhe e ka ndaluar aktivitetin e këtyre organizatave në vend.

Masa erdhi pas një padie të ngritur nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Rusisë.

Sipas vendimit të gjykatës, kushdo që merr pjesë në aktivitetet e këtyre grupeve, do të ndiqet penalisht.

Organizimi i organizatës terroriste, rekrutimi, armatosja, trajnimi, financimi si dhe shtytja në drejtim të personave të tjerë për tu përfshirë në aktivitetet e këtyre grupeve terroriste, sipas vendimit, do të trajtohen si vepra penale

XS
SM
MD
LG