Ndërlidhjet

Mijëra militantë pranë kufirit taxhik dhe turkmen


Ilustrim
Ilustrim

Përfaqësuesi special rus në Afganistan, Zamir Kabulov, përmes një interviste të dhënë në agjencinë ruse të lajmeve Interfax, ka thënë se islamistët në këtë vend, janë përqëndruar përgjatë kufijve me Taxhikistanin dhe Turmenistanin.

Kabulov ka thënë se rreth pesë mijë militantë gjenden në fushat afgane përgjatë kufirit me Taxhikistanin, derisa rreth 2 mijë e 500 të tjerë, në afëri të kufirit me Turkmenistanin.

Kabulov ka thënë se në atë pjesë ka edhe kampe ku militanttë mbajnë trajnime dy mujore për rekrutët e rinj që vijnë nga Azia Qendrore.

Ai ka thënë se qeveritë e Krigizisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, janë të vetëdijshme për këtë situatë në veri të Afganistanit.

Mediat afgane dhe ato të huaja kanë raportuar për rritjen e trazirave në veri të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG