Ndërlidhjet

Dënohet me kusht lideri opozitar rus, dërgohet në burg vëllai i tij


Aleksei Navalny dhe vëllai i tij

Aleksei Navalny dhe vëllai i tij

Një gjykatë në Moskë e ka shpallur fajtor liderin opozitar Aleksei Navalny dhe e ka dënuar ate me tri vite e gjysmë me kusht, që do të thotë se ai nuk do të burgoset.

Por gjykatsja Elna Korobchenko, e ka dënuar vllaun e Navalny, Oleg, me tri vite e gjysmë burgim.

Mbështetësit e Navalny kanë thënë se dënimi ndaj Oleg është shqiptuar vetëm pse ai ka kundërshtuar politikat e presidentit Vladimir Putin.

Pasi gjykata i ka shqiptuar dënimet, vëllai i Aleksei Navalni është burgosur.

“Përse po e burgosni vëllain tim?”, ka bërtitur gjatë seancës Aleksei Navalny.

Vëllezërit Navalny kishin qenë të akuzuar për përfitimin e 520 mijë dollarëve.

Gjykata gjatë ditës së hënë, papritmas e ka ndryshuar shpalljen e aktgjykimit, veprim i cili ka qenë i paraparë të bëhet më 15 janar.

XS
SM
MD
LG