Ndërlidhjet

Vërehen gjurmët e para të aeroplanit të zhdukur


Pamje nga kërkimet për aeroplanin e kompanisë Air Asia
Pamje nga kërkimet për aeroplanin e kompanisë Air Asia

Zyrtarët indonezianë thonë se kanë vërejtur objekte lundruese në Detin Java, të cilat mund të jenë mbeturinat e avionit të pasagjerëve të AirAsia, i cili është zhdukur më 28 dhjetor së bashku me 162 njerëz në bord.

Televizioni indonezian i ka paraqitur dy objekte relativisht të mëdha në sipërfaqe.

Zyrtarët thonë se objektet i ngjajnë derës së aeroplanit dhe gjësendeve të tjera.

Forcat ajrore indoneziane përmes një konference për shtyp, kanë thënë se objektet janë vërejtur rreth 10 kilometra nga vendi ku aeroplani kishte humbur kontaktet me radarët.

Qarteri malajzian është zhdukur si rezultat i motit të keq gjatë një fluturimi që po e realizonte nga Indonezia për në Singapor.

XS
SM
MD
LG