Ndërlidhjet

Opozitari rus fton bashkëkombasit të dalin në rrugë


Aleksei Navalny
Aleksei Navalny

Opozitari rus, Aleksei Navalny i cili është dënuar sot nën akuzat për mashtrim, iu ka bërë thirrje rusëve që të dalin në rrugë.

“Ky regjim nuk ka të drejtë që të ekzistoj. Ai duhet të shkatërrohet. Unë iu bëj thirrje të gjithëve që të dalin në rrugë qysh sot” , ka thënë Navaly para gazetarëve të cilët po e prisnin tek gjykata ku është shpallur dënimi.

Komentet e tij u bënë pas dënimit me kusht prej 3 vitesh e gjysmë për Aleksei Navaly dhe pas dënimit me burgim prej njashtu tri vitesh e gjysmë për vëllain e tij, Oleg.

Oleg Navalny është burgosur sot.

Aleksei Navalny i ka mohuar akuzat dhe thotë se akuzat ndaj tij dhe vëllait, janë bërë vetëm për shkak të kundërshtimeve të tyre ndaj politikës së presidentit Vladimir Putin.

Avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar ankesë ndaj vendimit.

Edhe prokurori i shtetit i cili kishte kërkuar nga dhjetë vjet burgim për vëllezërit, ka thënë se fillimisht do ta lexoj arsyetimin e gjykatës, e më pas do të vendosë nëse do të bëj ankesë apo jo.

XS
SM
MD
LG