Ndërlidhjet

Obama thotë se Putin nuk është “aq i zgjuar”


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se njerëzit jashtë Rusisë, kanë filluar të mendojnë se me veprimet e tij të fundit, Vladimir Putin nuk është treguar person “aq i zgjuar”.

Tre apo katër muaj më herët, sipas Obamës, të gjithë në Uashington ishin të bindur se Putin ishte një gjeni për mënyrën se si po e trajtonte zgjerimin rus.

Por me veprimet e fundit, Obama gjatë një interviste të dhënë për NPR, ka thënë se Putin nuk është treguar dhe aq i zgjuar.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë vendosur sankione ekonomike ndaj Rusisë pas aneksimit të gadishullit Krimea dhe pas mbështetjes ruse në drejtim të seperatistëve në lindje të Ukrainë.

Obama ka thënë se nevojitet një durim strategjik, për tu marrë me këto probleme.

XS
SM
MD
LG