Ndërlidhjet

Pakistani e riarreston të dyshuarin për sulmin në Mumbai


Ilustrim

Ilustrim

Një ditë pasi një gjykatë pakistaneze e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për organizimin e sulmit në Mumbai të Indisë, ku në vitin 2008 kishin mbetur të vdekur 166 persona, ai përsëri është arrestuar sot nga policia.

Autoritetet thanë sot se i dyshuari për terrorizëm Zaki-ur-Rehman Lakhvi, është arrestuar në lidhje me nje rast tjetër, por nuk është bërë me dije se për çfarë hetimi bëhet fjalë.

Zaki-ur-Rahman Lakhvi, është njëri nga shtatë burrat e akuzuar në Pakistan për sulmin e vitit 2008 në qytetin indian Mumbai, me ç’rast kishin mbetur të vdekur 166 persona.

Një gjykatë pakistaneze, me 18 dhjetor e kishte liruar me kusht Lakhvi, duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për mbajtjen e tij.

Por, qeveria e Pakistanit menjëherë kishte urdhëruar që ai të arrestoeht.

Ndaj tij ishte caktuar paraburgimi prej tridhjetë ditësh me arsyetimin se prania e tij në liri ishte kërcënim për sigurinë në vend.

Lakhvi kishte apeluar ndaj masës së paraburgimit dhe përkitazi me ankesën e tij, gjykata ka vendosur gjatë ditës së hënë.

XS
SM
MD
LG