Ndërlidhjet

logo-print

Gjenden në det trupat e pasagjerëve të AirAsia


Ilustrim

Ilustrim

Më shumë se 40 trupa të pajetë të njerëzve, janë gjetur në Detin Java që mendohet të jenë trupat e pasagjerëve të aeroplanit të kompanisë AirAsia, i cili është zhdukur të dielën.

“Bazuar në radion e marinës, është raportuar se një anije luftarake ka arritur të gjej trupat e 40 personave në det dhe ky numër është duke u rritur në vazhdimësi’, ka thënë Manahan Simorangkir, zëdhënës i marinës indoneziane.

Zyrtarët indonezianë thonë se disa orë para se të gjejnë trupat kanë vërejtur objekte lundruese në Detin Java të cilat mund të jenë mbeturinat e avionit të pasagjerëve të AirAsia i cili është zhdukur më 28 dhjetor së bashku me 162 njerëz në bord.

Televizioni indonezian i ka paraqitur dy objekte relativisht të mëdha në sipërfaqe.

Zyrtarët thonë se objektet i ngjajnë derës së aeroplanit dhe gjësendeve të tjera.

Forcat ajrore indoneziane përmes një konference për shtyp kanë thënë se objektet janë vërejtur rreth 10 kilometra nga vendi ku aeroplani kishte humbur kontaktet me radarët.

XS
SM
MD
LG