Ndërlidhjet

Stuhia Jangmi mbyt 29 njerëz në Filipine


Ilustrim

Ilustrim

Si rezultat i përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut nga stuhia Jangmi në Filipine, kanë mbetur të vdekur 29 persona dhe dhjetë të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Stuhia Jangmi e cila ka ardhur me shpejtësi prej dhjetëra kilometrash në orë, e ka goditur ishullin Mindanoa ku janë shkatërruar edhe ura dhe rrugë për çka është vështirësuar edhe evakuimi i banorëve.

Olive Luces, një zyrtar rajonal i mbrojtjes civile, ka njoftuar se dhjetë anëtarë të një familje janë në mesin e të vdekurve, ngase është përmbytur e tërë shtëpia e tyre.

XS
SM
MD
LG