Ndërlidhjet

Vdesin dy marinarë shqiptarë që po ndihmonin anijen e djegur


Ilustrim
Ilustrim

Dy marinarë shqiptarë kanë vdekur teksa me rimorkiatorin e tyre po e tërhiqnin anijen “Norman Atlantic”, e cila është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës.

“Një burrë ka vdekur në vend menjëherë pas shpërthimit të një kablloje ndërsa tjetri ka vdekur pas disa minutash, teksa po ndihmohej nga një ekip mjekësor”, i ka thënë Reuters, një zyrtar i portit në Vlorë të Shqipërisë.

Ministria e mbrojtjes në Shqipëri e ka konfirmuar vdekjen e një personi, teksa ka thënë se një tjetër është në gjendje kritike.

Roja bregdetare italiane ka njoftuar të hënën në mbrëmje se ka arritur në dhjetë numri i viktimave nga djegia e anijes.

Anija e cila është përfshirë nga flaka teksa po udhëtonte nga Greqia për në Itali tashmë gjendet në afërsi të portit shqiptar, për shkak të erërave të forta që e kanë dërguar në atë pjesë.

Disa persona ende konsiderohen të zhdukur nga djegia e anijes në Adriatik.

XS
SM
MD
LG