Ndërlidhjet

Dyshohet edhe për një të infektuar me Ebola në Skoci


Ilustrim
Ilustrim

Një ditë pas identifikimit të një personi me sëmundjen Ebola në Glasgow, autoritetet skoceze po e bëjnë edhe testimin për Ebola ndaj një punonjësi tjetër të shëndetësisë, i cili është kthyer nga Afrika Perëndimore.

Lajmin për testimin e personit të dytë e ka bërë të ditur ministri i parë skocez, Nicola Sturgeon.

“Edhe ky është një pounonjës shëndetësor i kthyer nga Afrika Perëndimore. Pacienti me sa ne jemi të informuar, nuk ka pasur kontakt me personat që kanë qenë të infektuar me Ebola”, i ka thënë BBC-së, Nicola Sturgeon.

“Ndaj këtij pacienti, gjatë ditës së sotme do të bëhen të gjitha testimet”, ka thënë ai.

Rasti i parë me sëmundjen Ebloa në Skoci është konfirmuar të hënën, ndërsa autoritetet kanë thënë se është rast i izoluar dhe nuk ka arsye për panik.

XS
SM
MD
LG