Ndërlidhjet

logo-print

Gjatë 2014-tes, 37 mijë operacione në spitalet publike të Kosovës


Ilustrim

Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës po e përmbyllë vitin 2014 me mbi 37 mijë operacione dhe me 825 mijë e 629 ditë mjekimi për pacientët

“Për një vit pune në kuadër të SHSKUK-së, janë kryer 37.037 operacione të ndryshme, me 211465 pacientë të shtrirë me 825.629 ditë mjekimi”, ka njoftuar SHSKUK përmes një kumtese të lëshuar.

Gjatë vitit 2014, sipas komunikatës, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, janë mjekuar 78.599 pacientë të shtirë, me 454,197 ditë shërimi derisa në shtatë apitalet e përgjithshme të Kosovës, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Prizren dhe Pejë, kanë qenë të shtrirë 132. 867 pacientë me 371. 432 ditë shërimi, me 20.080 operacione.

“Është arritur që të gjitha aparaturat radiologjike dhe onkologjike të jenë në funksion dhe servisim të plotë, përfshirë CT-të, që punojnë me kapacitet të plotë, Rezonancën Magnetike dhe shërbimin e radioterapisë në Onkologji”, ka njoftuar Shërbimi Spitalor, për sa u përket shërbimeve të tjera të veçanta.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, vitin 2015 e fillon si Organizatë e veçantë buxhetore.

XS
SM
MD
LG