Ndërlidhjet

logo-print

Një prift gjeorgjian në mesin e të zhdukurve nga djegia e anijes


Ilustrim

Ilustrim

Një prift nga Gjeorgjia është në mesin e rreth 30 personave që pagjetur, si rezultat i djegies së një anije në Detin Adriatik.

Italia ka njoftuar mbrëmë vonë se të gjithë pasagjerët e anijes “Norman Atlantic” që tashmë gjendet pranë brigjeve të Shqipërisë, janë evakuar nga anija e përfshirë nga zjarri në mëngjesin e së dielës.

Dhjetë persona janë konfirmuar të vdekur ndërsa kërkimet janë duke vazhduar edhe për gjetjen e 38 personave të tjerë të cilët konsiderohen të zhdukur.

Ilia Kartozia, udhëheqës i manastirit të krishter ortodoks në qytetin lindor të Gjeorgjisë, Mtskheta, është në mesin e të zhdukurve.

Shtatë shtetas të tjerë gjeorgjianë thuhet se janë shpëtuar nga zjarri në anijen e cila po udhëtonte nga Greqia për në Itali.

Ambasadori i Gjeorgjisë në Itali ka thënë se të gjithë të shpëtuarit, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

XS
SM
MD
LG