Ndërlidhjet

Një anije tjetër me qindra pasagjerë, rrezikon të përmbytet


Ilustrim

Ilustrim

Roja bregdetare greke ka njoftuar se një anije mallërash me qindra emigrantë në bord e ka lëshuar një alarm të rrezikut në afërsi të ishullit Korfu.

Anija e mallërave “Blue Sky M” që e mban flamurin e Moldavisë, besohet se po bartë emigrantë, kanë njoftuar zyrtarë qeveritar të Greqisë.

Helikopterë dhe pajisje të tjera janë dërguar në zonë për t'i dalë në ndihmë anijes e cila rrezikon të përmbytet.

Mediat greke raportojnë se një numër i zyrtarëve të armatosur gjenden në bordin e anijes, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga roja bregdetare.

Anijes së mallërave dyshohet se i ka dështuar motori kryesor.

Anija e cila është në rrezik, gjendet në afërsi të lokacionit ku të dielën është përfshirë në flakë anija “Norman Atlantic” e cila po udhëtonte nga Greqia për në Itali.

XS
SM
MD
LG