Ndërlidhjet

Moska kërkon nga qytetarët që të mos protestojnë


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet e Moskës i kanë paralajmëruar qytetarët që të mos protestojnë pas thirrjes së opozitarit Aleksei Navalny, ngase çdo tubim i paautorizuar do të cilësohet si i paligjshëm.

“Në përputhje me ligjin, të gjitha protestat e paautorizuara do të ndalohen nga organet e zbatimit të ligjit”, citon agjencia e lajmeve Interfax, të ketë thënë një zyrtar i lartë i sigrisë në Moskë.

Navalny është dënuar sot me tri vjet e gjysmë me kusht, ndërsa vëllai i tij, me tri vjet e gjysmë burgim.

Navalny i ka quajtur akuzat e motivuara politikisht, ndërsa ka bërë thirre qysh sot, që rusët të dalin në protestë për të kundërshtuar regjimin.

Përmes rrjetit social Facebook, 18 mijë qytetarë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në një protestë që do të mbahet sonte në Moskë.

Masat e sigurisë janë shtuar para se të filloj mbajtja e tubimit të paralajmëruar.

XS
SM
MD
LG