Ndërlidhjet

Që nga 5 janari, Gjakova me targat me kodin 07


Pamje nga Gjakova
Pamje nga Gjakova

Përmes një njoftimi të lëshuar, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga data 5 janar, qytetarët e Gjakovës do të pajisen me tabela të veturave me kodin numër 07.

MPB ka njoftuar se ministri Skender Hyseni sot e ka nënshkruar udhëzimin administrativ nr. 19/2014, sipas të cilit, iu mundësohet qytetarëve të Komunës së Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës të pajisen me targat e reja.

“Ministri i Hyseni ka liruar nga taksa qytetarët e rajonit të Gjakovës, në rastet kur ndryshimi i tabelave ndodh në momentin e vazhdimit të regjistrimit të automjeteve”, ka njoftuar MPB-ja

XS
SM
MD
LG