Ndërlidhjet

Në Bullgari dhe Serbi – 5 të vdekur nga moti i ftohtë


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 5 vetë kanë humbur jetën nga të ftohtit në disa vende të Ballkanit.

Tre vetë janë gjetur të ngrirë në Bullgari, ndërsa dy në Serbi, pas stuhisë e cila ka goditur gjatë fundjavës, duke sjellur temperatura thellë nën zero, rënie masive të borës dhe erëra të fuqishme, raporton agjencia DPA duke u mbështetur në njoftime të autoriteteve.

Në jugperëndim të Bullgarisë, qindra automobila janë bllokuar për shkak të borës në rrugë të pakalueshme dhe mijëra familje kanë mbetur pa rrymë më territorin Vidin, kanë raportuar mediat lokale.

Disa rrugë në Serbi, po ashtu, ishin të pakalueshme, ndërsa vende-vende ka rënë borë edhe në dy metra lartësi, në pjesën verilindore. Ministria e brendshme tha se disa fshatra kanë mbetur pa rrymë.

Temperatura të ulëta mbretërojnë edhe në Maqedoni, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Kroaci, e në vende të tjera në rajon.

XS
SM
MD
LG