Ndërlidhjet

logo-print

Kanada: Tetë të vrarë në “vrasjen masive”


Pamje e pjesëtarëve të policisë së Kanadasë

Pamje e pjesëtarëve të policisë së Kanadasë

Policia në Kanada, që po zhvillon hetime për vrasjen e tetë njerëzve në qytetin perëndimor, Edmonton, thotë se duket se është rast i dhunës familjare nga një person me probleme.

Policia tha se vrasja e 6 të rriturve dhe e 2 fëmijëve dje dhe pardje, qartas ishte kryer nga njeriu me depresion, i cili më vonë e vrau edhe vetveten.

Fëmijët ishin nën moshën 10 vjeçare.

Vrasësi i dyshuar i ka vrarë viktimat në dy vende gjatë dy ditëve në Edmonton, e pastaj është larguar nga ky qytet dhe e ka vrarë vetveten në një restaurant në një vendbanim të afërt.

Shefi i policisë së Edmontonit vlerësoi se kjo ishte “vrasje masive e pakuptimtë”. Ky ishte icidenti më vdekjeprurës në historinë e qytetit.

Vrasjet e këtilla “masive” në Kanada janë shumë të rralla.

XS
SM
MD
LG