Ndërlidhjet

Moskë: Policia speciale i arrestoi disa protestues


Protestuesit e mbledhur në Moskë në mbështetje të liderit opozitar Aleksei Navalny

Protestuesit e mbledhur në Moskë në mbështetje të liderit opozitar Aleksei Navalny

Policia speciale e Rusisë e ka shpërndarë një protestë të cilën autoritetet e qytetit të Moskës nuk e kishin lejuar, derisa në Sheshin Manezh, afër Kremlinit, mbrëmë ishin tubuar mijëra demonstrues për ta kundërshtuar një vendim gjyqësor kundër liderit opozitar, Aleksei Navalny.

Nuk ka pasur raporte për dhunë, derisa sheshi ishte pastruar, ndërsa forcat speciale e kishin rrethuar këtë hapësirë.

Redaksia për Rusinë e Radios Evropa e Lirë ka raportuar se policia speciale i ka arrestuar dhjetëra protestues dhe i kishte ngarkuar ata në autobusa, ndërsa pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në mënyrë të qetë ishin larguar nga sheshi.

Para se të arrinte policia speciale, grupe për të drejta të njeriut thanë se njësitë e tjera policore i kishin arrestuar më se 170 demonstrues.

Lideri opozitar, Aleksei Navalny, i cili dje ishte dënuar nga një gjykatë me 3 vjet e gjysmë burg me kusht, përsëri ishte arrestuar pasi ishte përpjekur të depërtonte në protestë, megjithaë faktin se prej muajit shkurt gjendet në arrest shtëpiak.

Zoti Navalny dhe mbështetësit e tij thonë se vendimi gjyqësor ishte politikisht i motivuar.

XS
SM
MD
LG