Ndërlidhjet

Engel: Të ndalet keqtrajtimi i të punësuarve në REL/RL


Eliot Engel
Eliot Engel

Demokrati udhëheqës në Komitetin e Punëve të Jashtme në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga bastisja e autoriteteve të Azerbajxhanit në Zyrën e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, në kryeqytetin Baku, më 26 dhjetor dhe marrja në pyetje e të punësuarve.

Në deklaratën e tij për media, mbrëmë vonë, zoti Engel ka kërkuar që “liderët në Baku të lejojnë vazhdimin e punës së Radios Evropa e Lirë/Radio Liria dhe që ta ndalin keqtrajtimin e të punësuarve në zyrën e saj”.

Hetuesit e prokurorisë më 26 dhjetor e kanë bastisur Zyrën në Baku të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, programi për Azerbajxhanin, që është i njohur si Radio Azadliq, dhe kanë konfiskuar dokumente, dosje, kompjuterë dhe pajisje të tjera.

Pos, kësaj 12 të punësuar ishin arrestuar më 27 dhe 28 dhjetor për tu marrë në pyetje dhe ishin liruar pasi e kishin nënshkruar një dokument se nuk do të zbulojnë detaje lidhur me hetimet.

XS
SM
MD
LG